Prokurorët që po hulumtojnë rreth dosjes CEZ, kanë kërkuar nga Policia e Shtetit që të gjej Nuel Kalajn, personin e përfolur si negociator i privatizimit të OSHE-së nga CEZ gjatë qeverisë “Berisha”.
I akuzuar dhe faktuar si sekser i Shkëlzen Berishës, Kalaj nuk i është përgjigjur dy fletë-thirrjeve të dërguara në adresë të tij në Tiranë.
Në këto kushte, organi i akuzës ka kërkuar shoqërimi i tij të detyruar për t’u përgjigjur para drejtësisë.
Kalaj prej disa kohësh rezulton se është jashtë shtetit ndërsa ndihmë për shoqërimin e tij është kërkuar edhe nga autoritetet kosovare.
Deri më tani kanë dëshmuar Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri energjitikës Genc Ruli si persona të implikuar në supergrabitjen prej 450 milionë euro.