Gjiri i Gramates (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Grames) ndodhet rreze shpatit perendimor te Gadishullit te Karaburunit. Ne nje zone te pabanuar ku mund te arrihet kryesisht nga deti (rruga tokesore eshte shume e veshtire per shkak te terrenit malor dhe reduktohet ne nje shteg te ngushte kalimi mushkash) gjendet nje plazh i vogel natyror me gjeresi rreth 50 m.Ne antikitet qe nga shek. VI p.e.r. shkembinjte masive qe gjenden ne kete Gji kane sherbyer si gurore per ndertimin e qyteteve. Ne muret e tij te gurta, gjenden shkrime te marinarve qe i shprehin falenderimin perendise Poseidon. Aty gjenden emra perandoresh dhe personalitetesh, midis te cileve dhe emri i mbretit ilir Gent. Sot perben nje vlere unikale per detin e Mesdheut. Ne kete zone ndodhet gjithashtu edhe shpella e Grames, muret e gurta te se ciles permbajne vizatime dhe shkrime shumica e te cilave i referohen mikpritjes se vendasve. Si te shkojme ne Gjirin e Gramates? Per te shkuar ne gjirin e Grames mund te ndiqet rruga nacionale Vlore-Sarande, pasi le mbas Parkun e Llogarase merr ne te djathte per ne plazhin e Perivollos qe ndodhet rrreth 2 km larg rruges kryesore por i vizitueshem me automjet.Mbasi arrin ne plazhin e Perivollos merr rrugen kembesore buzes se detit qe te con ne Gjirin e Grames .Rruga me e thjeshte eshte ajo me mjete lundrimi.
Loading...