Moti do të vijojë me reshje dhe vranësira në të gjithë vendin. Paraditja vijon me vranësira kryesisht shira në Veri- Qendër, por reshje të izoluara do ketë në zonat Jugore.
Pasditja paraqitet me përmirësim të kushteve të motit në zonat Jugore ndërsa zonat Veriore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me reshje të përkohshme.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë mëngjesit, por një rënie prej 2°C parashikohet gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi do të ulet në 23 ballë.