Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjate nates në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 në lagjen Tophanë në Shkodër.
Gazetari i “Panorama” ben me dije se sasia e tritolit ëstë vendosur në një garazh që është në pronësi të shtetasit Dedë Kiri.
Ngjitur me garazhin janë dy dyqane ndërsa sipër tyre ndodhet shtëpia e shtetasit Dedë Kiri.
Sipas hetimeve te para nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.
Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarje. Policia është vënë në ndjekie të autorëve të ngjarjes të cilët dyshohet se kanë qenë rreth 3-4 persona.
Po ashtu forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të bërë hetimet paraprake.