Loading...

“Shpërthen” Majlinda Bregu dhe “degjeneron” Bashën: Bashkë na lidh mosha, por na ndan…

Përmes një reagimi në rrjete sociale ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka folur për çështjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Zonja Bregu shprehet se një pjesë të përgjegjësisë për anëtarësimin e Shqipërisë e ka dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

E sipas Bregut, Basha nuk e kupton rëndësinë e këtij procesi.

“Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.”- shkruan Bregu në postimin e saj.

Reagimi i plotë:

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye. Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj. Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.

Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.

Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nësë largohen negociatat!

Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!

Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com