Izmir Smajlaj nuk di të ndalet. Sonte, kampioni shkodran në atletikë fitoi titullin e dytë rradhazi të Kampionit të Ballkanit në garën e kërcimit së gjati për salla të mbyllura. Rezultati 7.80 ka qenë jo më i miri i tij, por ai për këtë rezultat flet në një prononcim për ShkodraSport. Ai shprehet tepër i kënaqur për këtë arritje.
“Nuk ka qenë rezultati im më i mirë sepse në fakt jam në një periudhe stërvitje me ngarkesa ngaqë stërvitem për gara të tjera më të rëndësishme. Megjithatë e rëndësishme ishte zënia e vendit të parë dhe mbajtja e titullit të kampionit të Ballkanit. Vendi i dytë ishte 7.00 metra, çka do të thotë se nuk e vura në dyshim titullin. Sigurisht që jam i kënaqur me këtë arritje.” – thekson Smajlaj.
Më tej, ai flet edhe për emocionet pas arritjes në vendin e parë. “Me ngrit flamurin shqiptar është nder dhe krenari. Dua të bëhem ambasador i sportit shqiptar te të rinjtë. Të jem një pasqyrë motivimit për to. Jam shumë i kënaqur, rëndësi kishte mbrojtja titullit. Dua të falenderoj trajnerin tim Gjergj Ruli.” – e mbyll Smajlaj.