Një mjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në qendër të qytetit të Vlorës. Mësohet se makina me targa AA777KP ishte në pronësi të Eduard Alikaj.
Sakaq, bëhet e ditur se në vitin 2016 Alikaj u arrestua pas një konflikti me punonjësit e një parkingu në qytetin bregdetar.
Ndërsa nga kamerat e sigurisë është parë se makinës i është vënë flaka nga një person me maskë dhe më pas është larguar me biçikletë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.