Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur akuza të forta në drejtim të qeverisë sot për faktin se po kthehet në një shtojcë të Turqisë.
Në fund Berisha e ka rekomanduar Ramën që të shkojë dhe të bëhet synet në Turqi.
“Po s’pajtohem kurrë me presidentin e Turqisë që thotë se Kosova nuk u në shtet, shko bëhu synet atje ti. Unë jam Sali Berisha dhe i dinë të gjithë haptazi qëndrimet e mija”, u shpreh Berisha.
“21 Dhjetori është dita e rikthimit të votës së etërve, të Enver Hoxhës kundër SHBA-ve. Kundër vendit që ka bërë aq shumë për ndërtimin e shtetit shqiptar, kundër vendit që pas vendosjes së diktaturës, ndërmorri operacionin për rëzimin e etërve të këtyre që votuan kundër SHBA-ve.
Votuan kundër vendit që udhëhoqi luftën kundër kasapit të Ballkanit për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës.
Delegacioni i Maqedonisë braktisi sallën, kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu. Përfaqësuesja e SHBA-ve kërkoi dy herë që ne të votonim pro tyre, po jo ne se bëmë këtë. Kjo është një ndarje e thellë si me thikë, neë rastin e Shqipërisë midis lindjes dhe Perëndimit. Jua them unë, votimi ynë është njësoj me lindjen.
Në 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kreministrin e Turqisë, për të cilin kam pasur respekt, po ama e kam bërë të qartë se Shqipëria nuk do bëhet shtojcë e Turqisë në politikat globale. Ia kam bërë të qartë atij se ne do të jemi krah SHBA-ve në vendimet e saj. Po të mos jetë SHBA lindja e mesme nuk do të jetë kurrë kjo që është tani”, u shpreh më herët Berisha.