Shkencëtarët kanë arritur një metodë të re diagnostifikimi për autizmin. Sipas tyre realizimi i një testi urine dhe gjaku e lehtëson kapjen herët të kësaj sindrome. Në studimin e tyre u analizuan fëmijë të prekur dhe të shëndetshëm, ku u konstatua se fëmijët autik kishin nivele më të larta të dëmtimit të proteinave se fëmijët e tjerë, shkruan CNN.
Studiuesit thanë se testet mund të çojnë përfundimisht në zbulimin e hershëm të sëmundjes, gjë që mund të jetë e vështirë sot për t’u diagnostikuar heret. Por ekspertët shprehen se një test i tillë është ende larg.
Autizmi prek sjelljen dhe veçanërisht ndërveprimin social, por është e vështirë të vihet në dukje dhe zakonisht nuk diagnostikohet para moshës dy vjeçare dhe shpesh shumë më vonë.
Aktualisht, nuk ekzistojnë analiza biologjike që mund të dallojnë gjendjen, e cila diagnostikohet nëpërmjet vlerësimeve të sjelljes nga ana e mjekëve.