Kishte shitur shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës por gjyshe Tahirea ka marrë sot surprizën e jetës së saj.
Erjona, mbesa e saj ka rrëfyer në studion e “E diela shqiptare”, sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që Tahirea i kishte falur gjatë gjithë jetës
Bashkë me vajzat, ajo ka rrëfyer se edhe pse nuk ishte gjyshja e saj biologjike, ajo i ka qëndruar gjithnjë pranë dhe se ka ndihmuar ne momentet më të vështira.
E emocionuar Erjona është shprehur se:
Unë jam rritur në shpinë e saj, aty linda aty u rrita, aty kam dalë nuse. Unë bashkë me tim shoq e ndihmonim gjyshen shumë, mua dhe tim shoq Besnikun gjyshi na kishte lënë trashëgimtarë të shtëpisë. Dhe gjyshja e çoi amanetin e tij deri në fund, bëri testamentin.
Ne vendosëm që kur të vdiste gjyshja të bëhej ç’të bëhej sepse nga ana financiare ishim shumë mirë. Por ne që të jetonim veç kunatit dhe kunatës, menduam të merrnin një kredi për të blerë një shpi. Kredinë filluam ta shlyenim me rrogën e tim shoq dhe jetonim për bukuri. Por para katër vjetësh, ma pushojnë nga puna, i bëjnë një padrejtësi.
Ne të gjithë u bëmë shumë keq, unë bashkë me tim shoq, gocat kishin shumë shpenzime. Gjyshja na shikonte që vuanim por s’kishte ç’të bënte. Arritëm deri në atë pikë sa shpinë do ta konfiskonte banka sepse nuk po shlyhej kredia.
Por papritur gjyshja tha se do e shesim shtëpinë. Shtëpinë e saj. Ajo bëri një sakrificë të madhe dhe e shiti shtëpinë. Erdhi të jetonte me ne. Ishte goxha entuziaste, kënaqej me gocat. Por u shqetësua sepse i mungonin miqtë dhe shtëpia që kishte pasur ishte e vjetër dhe mbarte të gjithë kujtimet me bashkëshortin. Megjithaë ne u rregulluam, kredia u shlye.”
Sapo Erjona mbaroi rrëfimin, gjyshe Tahireja, një zonjë shumë simpatike, e fisme dhe e kuruar në pamjen e saj mbërrin në studio dhe mes humorit e batutave.
Ajo u shpreh se e do shumë mbesën dhe se i është mirënjohëse, sepse nuk e trajton si gjyshe por si nënë.
Ndërkohë stërmbesa e saj Fjori i drejtohet gjyshe Tahiresë, duke i thëne se:
Nëna edhe ne nuk ta kemi shprehur aq sa duhet, sa të duam. Unë asnjëherë nuk të kam konsideruar si stërgjyshe apo si gjyshe, por si nënë e dytë. Nuk kam fjalë të përshkruaj sa të dua.