Një pronar i një lokali në Fier është gjendur nga familjarët e tij i mbuluar në gjak pasi ishte plagosur me thikë. Mësohet se në lokalin që 53-vjeçari administronte ka lindur një sherr.
Sipas njoftimit të policisë së Fierit pak minuta më parë është paraqitur në urgjencën e spitalit Fier shtetasi P.Xh, 53 vjeç, banues në Fier, i plagosur me thikë në bark.
Aktualisht ai ndodhet në sallën e kirurgjisë nën kujdesin e personelit mjekësor. Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.