Selenicë, në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës, është gjetur i mbytur shtetasi…
Selenicë, në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Lepenicës, është gjetur i mbytur shtetasi Q.C., 60 vjeç, banues në fshatin Matogjin.
Shtetasi Q.C., ishte punonjës i mirmbajtjes së kanalit të Lepenicës dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë mbytur duke pastruar këtë kanal.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së këtij shtetasi.