Loading...

Sasia e cmendur e Kokainës e kapur në Durrës, zbulohet kush e porositi, dyshohet për ‘peshq’ të mëdhenj

Të tjera detaje dalin në dritë për 613 kg kokainë që u sekuestruan mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit. Droga u kap në një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia dhe mësohet se ishte porositur nga kompania shqiptare e importit “Arbri Garden”. Kjo kompani është themeluar në vitin 2012 me administrator Arbri Çekaj.

Kamioni kishte dy ditë që kishte mbërritur në Durrës. Sakaq, lidhur me këtë janë arrestuar 3 persona, për të cilët thuhet se janë emra të njohur të botës së krimit.

Një prej të ndaluarve është edhe shoferi, i cili mësohet të ketë thënë se nuk kishte dijeni për sasinë e kokainës në kamion.

Rrugëtimi i kamionit pas nisjes nga Kolumbia ishte në Itali-Maltë-Durrës dhe sasia e lëndës narkotike kishte destinacione të tjera në vendet e Europës. Prokuroria e Krimeve të Rënda po merret me hetimet për drogën e sekuestruar, në një sasi rekord kjo të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com