Loading...

“Rrini brenda, mos dilni”, panik në Itali. Breshëri armësh në mes të ditës, 6 të plagosur

Momente tmerri dhe frike në Macerata në Itali, pasi një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në mes të ditës. Mediat italiane raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 6 persona dhe thuhet se te shtenat kane ndodhur se paku ne tre zona.

Kreu i Komunës ka dalë me një thirrje publike, edhe në rrjetet sociale, duke i këshilluar banorët të evitojnë daljen, e të rrinë brenda në shtëpi, apo në vendet ku ndodhen aktualisht.

Nga të dhënat e para që ende nuk janë zyrtare nga policia u fol se bëhej fjalë për një larje hesapesh mes të huajve në këtë zonë, e më pas u tha se ishte një person me probleme psikike, në bordin e një makine ai që hapi zjarr ndaj njerëzve.

Sipas dëshmive, në makinë nga e cila u lëshua breshëria e armës ishin dy persona. Policia po ndërhyn në zonë, janë vendosur postblloqe.

Të shtënat e para kanë ndodhur rreth orës  11,10 nga një makinë e errët ndoshta një Alfa 164, kundër dy të rinjve me ngjyrë, nga të cilët njeri mbeti i plagosur.

Një tjetër pastaj u plagos ca më tej e bashkë  më te edhe një grua afrikane, në zonën e stacionit dhe pas saj pasoi një tjetër goditje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com