Një aeroplan me pasagjerë që mbante rreth 60 persona në bord, u rrëzua në një zonë malore të Iranit qendror, njoftojnë mediat lokale, shkruan BBC.
Aeroplani ra në malet Zagros pranë qytetit të Semirom në provincën Isfahan, ndërsa fluturonte midis Teheranit dhe qytetit jugperëndimor të Yasuj, thonë raportet e para.
“Të gjitha forcat e emergjencës janë në gatishmëri”, tha një zëdhënës i shërbimeve emergjente.
“Aeroplani kishte 60 deri në 100 pasagjerë”, shkruan Mirror, duke cituar mediat e Iranit, megjithate nuk ka ende shifra zyrtare
Moti i keq thuhet se ka penguar një helikopter i cili u nis për ndihmë emergjente që të hynte në vendin e rrëzimit. Nuk ka shpresa per te mbijetuar deri me tani. Nuk dihen ende shkaqet e rrezimit, por aeroplani ATR 72 u zhduk nga radari rreth 20 minuta pasi u nis me orën 5:00 lokale.
Dëshmitarët u thanë medias lokale iraniane se u duk që avioni po përpiqej të bënte një ulje emergjente përpara se të përplasej