Kontrolli i Larte i Shtetit ne Raportin Përfundimtar te Auditimit qe ka të kryer në Bashkinë Orikum për periudhën e veprimtarisë 01.01.2013 deri më 30.12.2014 ka gjet disa shkelje dhe abuzime ne punimet e kryera per rrethimin e vorrezave te fshatit Tragjas.
Grupi i auditit ka konstatuar se ne rrethimin e vorrezave te fshatit Tragjas kane rezultuar punime të pakryera në vlerën gjithsej 1,002,870 lekë, që përbën nje dëm te konsiderueshem ekonomik per buxhetin e Bashkise Orikum te atij viti.
Grupi i kontrollit i ka kerkuar Bashkise Orikum qe te ndjeke rrugen ligjore dhe te zbatoje procedurat e nevojshme administrative ne te gjitha shkallet e gjykimit duke kerkuar arketimin e vleres perj 1,002,870 lekë, nga
shoqëria ‘I..’, vlerë qe sipas grupit te auditimit eshte përfituar padrejtësisht, për punime të pa kryera në objektin “Rrethimi i varrezave Dukat Fshat dhe Tragjas’ – Orikum.
Gjithashtu Kontrolli i Larte i Shtetit ka kerkuar edhe denimin me gjobe per kolauditorin e punimeve E.V per shkak se sipas tyre punimet e ndërtimit nuk janë zbatuar në përputhje me kushtet teknike të projektimit e të zbatimit
dhe libreza e masave për përshkrimin e punimeve sipas grafikut dhe projekt zbatimit. Nuk jane pasqyruar me vërtetësi punimet e kryera për të përcaktuar saktë volumet e punimeve. Si rezultat i
situacionimit , me diferenca volumesh të pa kryera në vlerën 1,002,870 lekë, ka krijuar mundësinë
e përfitimit të pa drejtë nga operatori ekonomik ‘ I..’ sh.p.k.
Raporti i plote i Kontrollit te Larte te Shtetit:
Gjetje nga auditimi: Në zbatimin e punimeve për objektin“Rrethimi i varrezave Dukat Fshat
dhe Tragjas” – Orikum, sipas kontatës të lidhur me datë 10.11.2014, ndërmjet Bashkisë Orikum
dhe shoqërisë “I…”, rezultuan punime të pakryera në vlerën gjithsej 1,002,870 lekë, që përbën
dëm ekonomik.
Bashkia Orikum të kërkojë në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e
nevojshme administrative dhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimin e vlerës 1,002,870 lekë, nga
shoqëria “I..”, vlerë e përfituar padrejtësisht, për punime të pa kryera në objektin “Rrethimi i
varrezave Dukat Fshat dhe Tragjas” – Orikum.
Te denohet me gjobe :
Kolaudator i punimeve për objektin“Rrethimi i varrezave Dukat Fshat dhe Tragjas” , për
shkak se:
-Punimet e ndërtimit nuk janë zbatuar në përputhje me kushtet teknike të projektimit e të zbatimit
dhe libreza e masave për përshkrimin e punimeve sipas grafikut dhe projekt zbatimit, nuk
pasqyron me vërtetësi punimet e kryera për të përcaktuar saktë volumet e punimeve. Si rezultat i
situacionimit , me diferenca volumesh të pa kryera në vlerën 1,002,870 lekë, ka krijuar mundësinë
e përfitimit të pa drejtë nga operatori ekonomik “ I..” sh.p.k.