Loading...

Rivitalizimi i Tragjasit te vjeter ! Ja kush eshte Ministria qe merr pjese neser ne promovim – Nga Igli H.Laba

Nga Igli H.Laba.

Neser ne date 13.02.2018 ne oren 18:00 ne Muzeun Historik Kombetar behet promovimi librit “Trashëgimi në Rrënoja e fshatit të braktisur Mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe Rivitalizimi i së Harruarës”. nga dekani i fakultetit Profesor Doktor Florian Nepravishta, Profesor Doktor Ledita Mezini dhe nga Profesor Doktor Arta Dollani . Aktiviteti eshte vazhdimesi i projektit te Fakultetit te Arkitektures dhe urbanistikes per rivitalizimin dhe rijetezimin e fshatit Tragjas i Vjeter. Neser ne promovim do te marre pjese dhe Ministria Mirela Kumbaro e cila ka qene mbeshtetja kryesore per kete projekt . Gjate aktivitetit te neserm ne Tatrin Kombetar do te shperndahen dhe 100 libra per publikun .

Njoftimi i plote :

Promovimi i librit “Trashëgimi në Rrënoja e fshatit të braktisur Mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe Rivitalizimi i së Harruarës” paraqet rezultatet e një bashkëpunimi të ngushtë e të suksesshëm midis Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) dhe IMK për evidentimin, njohjen, dhe propozimeve konkrete për rijetëzimin e Fshatit rrënojë të Tragjasit të vjetër.

Botimi “Trashëgimi në rrënoja e fshatit të braktisur mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe rivitalizimi i së harruarës”, me autor Florian Nepravishta, Ledita Mezini, Arta Dollani u realizua me mbështetjen financiare të IMK-së. Ky botim paraqet punën e kryer në kuadrin e kerkimit akademik te FAU te zhvilluar me studentët e vitit të pestë (viti akademik 2015-2016) në bashkëpunim me IMK. Në të propozohet që kjo trashëgimi të mos mbetet si një relike e pashfrytëzuar por e rijetëzuar për një përdorim të dobishëm shoqëror.

Aktiviteti do të përfshijë një ekspozitë të FAU mbi projekt propozimet e realizuara nga studentët si dhe promovimin e Botimit të sipërpërmendur. Aktiviteti do të vijojë me diskutime në grupe më të ngushta interesi (specialistë dhe banorë të zonës) mbi mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të fshatit rrënojë të Tragjasit.

Në përmbyllje të aktivitetit do të promovohen e shperndahen edhe botimet më të fundit të IMK-së të realizuara gjatë vitit 2017: Revista periodike “Monumentet” Nr. 56 si dhe “Analizë strukturore, Metoda Përforcuese dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike” – botim i Kursit të Trajnimit me të njëjtin titull.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com