Një 33-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Itali ditën e sotme. Mediat italiane shkruajnë se i riu është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë një peme nga një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Dyshohet se i riu shqiptar është vetëvarur në një pemë pranë një parkingu afër spitalit të Perrinos në Brindisi.
Mësohet se disa mjekë u afruan për të parë gjendjen e tij, por konstatuan se i riu kishte ndërruar jetë.
Trupi i 33-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u dërgua në morgun e spitalit.
Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka vdekur si pasojë e mbytjes. Sipas policisë italiane, pranë tij nuk është gjetur ndonjë apo shënim rreth shkaqeve të cilat mund ta kenë detyruar atë t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.