Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Itali, ku një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në shinat trenit. Mediat italiane raportojnë se 28-vjeçari shqiptar ishte hedhur në shinat e trenit në Sesto San Giovanni.
Personat që ndodheshin në stacion kanë parë tmerr me sy, kur shqiptari doli para trenit, ndërsa trupi i tij është tërhequr zvarrë për disa metra. Shqiptari, rezident në Sesto, identiteti i të cili nuk dihet ende, gjeti vdekjen e menjëhershme.
‘Milano today’ shkruan se i riu, person me precedent penal, pasi në vitin 2015 ishte arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Ndërkohë, policia po heton rreth shkaqeve të ngjarjes.