Qysh prej pasdites se mbremshme fshatrat e kesaj Njesie Administrative Orikum kane pasur mungese te energjise elektrike. Energjia eshte nderprere gjate nates se mbremshme dhe kjo nderprerje ka vijuar gjate gjithe dites se sotme.
Gjate dites se sotme energjia eshte rikthyer disa here por ky rikthim ka qene shume i shkurter.
Burime per orikuminews bejne me dije qe kete pasdite energjia eshte rikthyer ne fshatrat e munguara zone por energjia rezulton te jete shume e dobet.
Njesia Administrative Orikum eshte nje prej Njesive qe ka nderprerje te shpeshta te energjise elektrike dhe ky eshte nje problem shume shqetesues per banoret.