Loading...

Rekurs në Gjykatën e Lartë, Krimet e Rënda kërkojnë bllokimin e pasaportës së Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk tërhiqet nga kërkesa për bllokimin e pasaportës së ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në datën 7 shkurt të 2018, në Gjykatën e Lartë është regjistruar rekursi i prokurorisë së krimeve të rënda kundër vendimit të Apelit që i ktheu pasaportën Tahirit.

Baza ligjore që përmend prokuroria në rekursin e saj është pika b e nenit 228 ku përcaktohet se bllokimi i pasaportës si masë sigurie mund të kërkohet kur i pandehuri ësshtë larguar ose ekziston rreziku që të largohet jashtë vendit.

Gjykata e Apelit për krimet e rënda zhblloki pasaportën e ish-Ministrit të Brendshëm në 26 dhjetor të 2017 pas një kërkese të depozituar nga avokatët e tij.

Bllokimi i pasaportës u urdhërua nga gjykata me kërkesë të prokurorisë me 12 dhjetor 2017 pasi Tahiri udhëtoi në Gjermani ndërkohë që ndaj tij kishin nisur hetimet për çështjen e trafikut të drogës së grupit të vëllezërve Habilaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com