Loading...

Regjistrimi i rrallë kur Berisha kërkon të rrëmbehet “gjallë a vdekur” Shkëlqim Haklaj

Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke regjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojën e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell një tjetër regjistrim, këtë radhe edhe më të rëndë.
Bëhet fjalë për mitingun e fundit elektoral të presidentit ende në detyre, Sali Berisha, para banorëve të Tropojës, më 19 qershor 1997.

Meqë jemi në kohë regjistrimesh dhe kur flitet për regjistrime politikanesh apo shtetarësh të lartë të implikuar në krime shtetërore.

Sali Berisha është regjistruar nga stafi i tij duke kërkuar të rrëmbehet me patjetër, me forcën e armeve vëllai i vogël i familjes Haklaj, Shkëlqim Haklaj.

Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjetër me vete, “gjallë ose vdekur” Shkëlqim Haklajn.

Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete atë ditë qershori Shkëlqim Haklajn, pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun.

Por gjashte muaj më pas, më 5 janar 1998, Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri (kunati i Fatmir Haklajt) u gjetën të masakruar në automjetin e tyre ndërsa ktheheshin nga qyteti i Krumës.

Vrasësit, një grup i madh personazh, qëlluan drejt tyre me breshëri të tëra armësh gjatë një prite të ngritur në Qafën e Luzhës.

Kjo ishte vrasja e parë pas 1997-ës që i vuri flakën Tropojës dhe nisi konfliktin e përgjakshëm ku mbetën të vrarë dhjetëra djem dhe burra në Malësinë e Gjakovës.

Asnjë nga këto krime të përgjakshme, me mina te telekomanduara, snajperë dhe komando nuk është zbardhur kurrë.

Nxitësi, organizatori dhe përfituesi direkt i këtij bilanci tragjik të vrarësh, kullash të djegura, madje deri dhe varresh të dhunuara në Tropojë, ishte vetëm një emër.

Nëse prokuroria shqiptare, ka ndërmend të zbardhë ndonjëherë kush fshihet pas krimeve në Tropojë, ja ku e ka një provë të re nga ku duhet të nisë zanafilla e hetimeve për serialin e përgjakshëm.

Pjesa më poshtë, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta është shkëputur nga emisioni Xhungël, “Dosja Tropoja”, pjesa e katërt, transmetuar për herë të parë në 3 dhjetor 2007.

Nga Artan Hoxha

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/videos/1584716014899394/?t=0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com