Mediat greke publikuan sot videon e atentatit ndaj Vasilis Stefanakos, bashkëpunëtorit të Alket Rizait, i dënuari shqiptar në Greqi i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgu.
Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur ndaj 57-vjeçarit vërshojnë plumbat e kallashnikovit. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Haidari’ të kryeqytetit grek. Siç shihet nga pamjet, ekzekutori i afrohet me motor dhe pasi i thotë disa fjalë menjëherë zbraz ndaj tij breshërinë e plumbave.
Vasilis Stefanakos ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar disa herë nga drejtësia për një sërë veprash të rënda penale. 57-vjeçari ka qenë personi që ka ndihmuar shqiptarin Alket Rizai për arratisjet e tij spektakolare nga burgu.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=oHZM8-tla9Q]