Gazetari i Shqipëria Ime, Indrit Murati ka udhëtuar drejt Kroacisë për të takuar dhe ofruar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve Ballist Morinës,
për burgosjen e padrejtë që i është bërë.
Ballist Morina është shqiptari që ngriti dronin me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit në nëntor të 2014-ës. Që atëherë ai është përballur me sfida të ndryshme, veç urrejtjes që ka fituar nga serbët.
Ballisti u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Kroaci dhe që atëherë është përfolur shumë për një ekstradim të mundshëm të tij drejt Serbisë.
Sapo stafi ynë iu drejtua burgut u prit mirë nga policia kroate, madje një nga gardianët foli shqip dhe tha: ‘Cka po bani shqipe, a jeni mirë? Pistoletën lejeni tek shtëpia’.
Në takimin e realizuar brënda burgut në Kroaci, Ballisti u shpreh me plotë gojë: ‘Nuk jam penduar fare për dronin, madje nëse do të kisha mundësi do ta bëja dhe 100 herë të tjera.
Ballisti është mirë nga ana shëndetësore, por ndihet paksa i harruar nga shqiptarët, por që nuk ju vë faj duke parë hallet e mëdha që ato kanë.
Pret që të lirohet në prill dhe të marrë azilin në Kroaci, por u shpreh i bindur që cfarëdo që të ndodhë në duart e serbëve nuk do bjerë kurrë i gjallë.
Sjellja e policisë kroate me Morinën është shumë e mirë, madje ato e kanë përgëzuar për aktin e kryer në stadiumin serb, të gjithë e njohin Ballistin dhe e respektojnë.
Ne urojmë që Ballist Morina të lirohet sa më shpejt nga burgu dhe të shijojë lirinë që e meriton plotësisht.