Loading...

Pret një fëmijë nga lidhja jashtë martesore. Zv. Kryeministri drejt shkarkimit

Skandali i zevendeskryeministrit ka dominuar politikën australiane për më shumë se dy javë.

Barnaby Joyce lajmeroi sot se do të japë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Australisë, pas një sërë skandalesh ku eshte perfshire. Atij i eshte zbuluar edhe një lidhje jashtëmartesore.

“Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt”, tha Joyce në një konferencë për shtyp në qytetin Armidale. “Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.

Me partneren e tij te re, Joyce tani pret edhe nje femije.

Ai e kishte pranuar më parë lidhjen me një anëtare të stafit, Vikki Campion, e cila është shtatzënë.

Se fundmi u zbulua që çifti jetonte pa qira në një apartament të dhuruar nga një mbeshtetes i Joyce.

Më vonë, dy gra u shfaqën me akuzat ndaj Joyce se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte pasur një sjellje jo korrekte.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com