Loading...

Presioni nga Greqia, Kotzias: Shqipëria të ‘zhdukë’ termin Çamëri dhe në tekstet shkollore

Greqia pasi ka kërkuar nga Shqipëria të mos e përdorin më cështjen Çame, pranon se një problem shqetësues në bisedimet mes dy vendeve mbeten tekstet shkollore në vendin tonë.

Në një përgjigje që ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka kthyer deputetit Theoharis, ka nënvizuar bisedimet që po bëhen me vendin tonë dhe me Maqedoninë lidhur me shqetësimin grek për “termat nacionaliste’ në tekstet shkollore të dy vendeve.

Mediat greke raportojne se Kotzias i është përgjigjur interpelance me shkrim me një letër zyrtare e cila iu dergua Parlamentit grek.

“Pala greke ka insistuar ne heqjen e termave te papranueshem “territoret shqiptare në Greqi”- ka thene ai. Sipas tij, “gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.

Nderkohe, Kotzias ka vijuar me tej, duke thene se “edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin “Çamëri”, demonstrojnë, fatkeqësisht, se shteti shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com