Dy të rinj të cilët vranë dhe masakruan 24-vjeçarin shqiptar Xhuljano Brahimllari në mënyrë makabre në Bruksel, janë dënuar me 24 vite burg.
Ngjarja shokoi gjithë qytetin, ndërsa Brahillmari ishte student në Bruksel. Atij i prenë kokën dhe gjymtyrët duke përdorur thikë e hanxhar.
Gjykata në Bruksel të enjten pasdite shpalli fajtor për krimin e ndodhur në qershor të 2015 belgun Vincent De Bruycker dhe maqedonasin Denis Nikolovska.
Trupi i 22-vjeçarit me origjinë nga Dukasi i Fierit ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji, në Koekelberg u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve.
Të martën kanë dalë para gjykatës dy të dyshuarit kryesorë Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska, për të cilët tashmë ka prova të mjaftueshme sipas hetuesve belgë, se ata janë autorët e krimit makabër.
Gjatë seancës u tha se karta SIM e telefonit të viktimës ishte aktive deri në orën 17:00, ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 17:36 dhe telefonatat e fundit kanë qenë me dy të akuzuarit.
Dy personat, të cilët ishin miq me viktimën, kishin planifikuar ta vrisnin shqiptarin dhe më pas ta masakronin, pasi kishin blerë një hanxhar, një sharrë dhe mjete të tjera të nevojshme.
Më 8 qershor Xhuliano nuk u paraqit në provim, ndërsa një ditë më pas punëtorët gjetën valixhen me trupin e masakruar.
Në fillim u arrestua shtetasi belg dhe më pas u arrestua dhe shtetasi maqedonas.
Hetimi deri më tani ka treguar se Xhuliano Brahimllari, Vincent DB dhe Denis N., kanë qenë të përfshirë në një trafik kanabisi jashtë Belgjikës, por ende nuk është i qartë nëse është ai motivi i vrasjes apo jo.