Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Gjirokastër, pasi një efektiv i policisë rrugore ka humbur jetën.
Sipas informacioneve polici ka qenë në krye të detyrës, kur ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas ka gjetur vdekjen.
Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për efektivin e qarkullimit Ilir Divintari, i cili ka pësuar atak kardiak në krye të detyrës.
47-vjeçari kishte ndjerë dhimbje në kraharor dhe është drejtuar vetë për në spital. Por ai nuk ka mundur të rezistojë dhe është ndarë nga jeta pikërisht në derën e spitalit.