Ishte vetëm 13 vjeç, por vogëlushja nga Shkodra është ndarë papritur nga jeta ditën e sotme.
Mësohet se Loredana, shkodrania që shërbente në kishë, sapo kishte mbaruar leximin por papritur nuk është ndjerë mirë.
Lajmi u bë i ditur nga Dom Artur Jaku i cili përmes një video mesazhi zbulon se vajza ndiqte klasën e 9-të.
Sipas mjekëve, vogëlushja shkodrane dyshohet se ka pësuar infarkt në zemër.
Ndërkohë Dom Artur Jaku shkruan se:
Pushofsh në paqe e ëmbla Lori. Çfarë mund të shkruaj për ty?
Për engjëjt flitet pak, të pushtojnë thellësisht zemrën dhe si rreze dielli të mahnisin çfarë bukurie ka thur Ati. Jepna forcën e shkëlqimit të syve të tu që të të mbajmë gjithmonë në kujtesë si prani qiellore”