Loading...

Përplasja me armë në Selitë : Kush është “armiku” i Shullazit që u plagos

Dy persona mbetën të plagosur mesditën e djeshme në Selitë të Tiranës, pas një përplasjeje me armë që ndodhi para një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa të plagosurit janë Valmend Pelivani, 27 vjeç, që tashmë e kishte ndryshuar emrin në Gjon, si dhe miku i tij, Renato Hoxha, 31 vjeç, që mësohet se është qëlluar aksidentalisht. Burimet thanë se i dyshuari është Florian Musai, pronar i lokalit para të cilit ndodhi ngjarja.

I PLAGOSURI

Njëri nga të plagosurit, 27- vjeçari Valmend (Gjoni) Pelivani, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Tiranës. Në vitin 2015 ai u bë protagonist i dy ngjarjeve, në fillim dhe në fund të vitit. Një herë si i dëmtuar dhe më pas si autor i një ngjarjeje, për të cilën edhe u arrestua bashkë me një polic burgjesh.

Në janar të vitit 2015, Pelivani mbeti i plagosur në ambientet e një qendre tregtare te “Rruga e Kavajës”, ngjarje për të cilën u arrestua vëllai i Gilmando Danit, një prej miqve më të afërt të Emiljano Shullazit.

Orges Dani dhe dy persona të tjerë u arrestuan më 19 janar të vitit 2015, ndërsa Gilmando Dani u shpall në kërkim për tentativë vrasjeje. Vetë i dëmtuari, Valmend Pelivani, nuk kallëzoi me emra autorët që e kishin qëlluar, duke pretenduar se nuk i njihte.

Më vonë, në dhjetor të po të atij viti, Pelivani arrestohet nga Policia e Tiranës, bashkë me një polic burgjesh, pasi u dyshuan se kishin kërcënuar me armë 26-vjeçarin Edison D. Ky i fundit është futur rastësisht në një lokal birrari, te “Rruga e Kavajës”, ku Pelivani bashkë me 15 miqtë e tij, kishin prenotuar dhe po festonin një ditëlindje.

Fillimisht, autorët e kanë pyetur për emrin, nëse ishte ai personi që dyshonin apo jo. Në momentin kur si përgjigje kanë marrë: “Çfarë të duhet ty?”, Pelivani ka vënë dorën në brez duke ngritur paksa trikon, aq sa për të treguar se kishte një pistoletë.

I dëmtuari është frikësuar, kur veç tij, ka parë edhe një person tjetër që po ashtu mbante një pistoletë në brez, që rezultoi të ishte polic burgjesh dhe e mbante me leje. Kaq ka mjaftuar që Edison D. të largohej nga lokali dhe të lajmëronte Policinë në Sallën Operative.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com