Frikës së banorëve në Jug të vendit nga reshjet dhe përmbytjet e Vjosës i shtohen edhe gjarpërinjtë. Me fryrjen e lumit Vjosë në zonën e Novoselës dhe Mifolit, nga shtrati kanë dalë gjarpërinj që për t’iu larguar ujit janë zvarritur në pjesët anësore.
Pamjet janë vërtetë të frikshme ku duken zvarranikët teksa i largohen shtratit në zonën e urë së Mifolit e nuk është çudi që ndonjëri të përfundojë edhe nëpër banesat e përmbytura nga uji.
Mësohet se deri tani janë evakuuar rreth 30 shtëpi dhe nuk ka rrezik për banorët. Deri tani janë kryer disa operacione shpëtimi nga policia dhe ushtria në Levan dhe në Vlorë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=dB586N6pIRs]