Loading...

Panik në Mal të Zi/ Sulm vetëvrasës para ambasadës amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Malin e Zi.

Ambasada e SHBA është përfshirë në një shpërthim, ndërsa pas sulmit autori bëri vetëvrasje me lëndë shpërthyese, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave të para, nga shpërthimi me granatë në godinën e ambasadës, që ndodhet në Podgoricë nuk ka të lënduar në njerëz, përveç disa dëmeve materiale.

Zëdhënësi i ambasadës ka sqaruar se autori i ngjarjes është ende i paidentifikuar, ndërsa stafi i ambasadës ka treguar se autori ishte i veshur me një rrip eksplozivi, të cilin e aktivizoi për të hedhur veten në erë pranë godinës, pas sulmit.

Deri tani zyra e shtypit pranë ambasadës së SHBA ka sqaruar se nuk është në dijeni të motivit të sulmit, megjithatë kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com