Loading...

Orikumi feston fitoren-Gëzim Çapoj shtron darkë për ekipin dhe stafin. Nga Olsen Llambro.

Orikumi festë për fitoren-Nga Olsen Llambro

Pas fitores se të dielës në Sarandë, administratori i ekipit të Orikumit Gëzim Çapoj nuk është përmbajtur dot. Pas triumfit ai ka shtruar një darkë në një nga restorantet më të mira në Llogora. ‘Jemi në rrugën e duhur por duhet të vazhdojmë kështu pasi mbështetja ime nuk ju ka munguar dhe nuk do ju mungojë per asnjë çast. Vazhdoni me këto rezultate dhe besoj se në fund do arrijmë të ngrihemi në kategorinë e parë’, u tha lojtarëve administratori Capoj.

Ndërkaq autori i golit të dytë dhe të fitores  për Orikumin në sfidën e së dielës në Sarandë, Aleko Capoj u shpreh: ‘ Jam shumë i kënaqur që ekipi po harmonizohet. Tashmë, kjo fitore në Sarandë tregoi punën e trajnerit Sakaj.

Megjithatë, meritë ka edhe zv.trajneri Albert Haxhija, pasi e ka ndërtuar vetë këtë ekip që po ngjit shkallët nga viti në vit’. Ndërkaq, Orikumi pret të Dielën në shtëpi Skraparin e vendit të fundit. Dje skuadra ka qenë pushim dhe sot do zbresë në fushë për të nisur përgatitjet për takimin e së dielës.

Olsen Llambro.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com