Si rezultat i një operacioni anti-drogë në Stamboll janë sekuestruar 200 kg kanabis e tipit skunk dhe janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe personi tjetër shtetas i Kosovës, transmeton Anadolu Agency.
Ekipet e drejtorisë për luftën kundër drogës nisën një operacion pasi morën informacione se një rrjet i drogës ishte përgatitur të shpërndante në vend një sasi të madhe të lëndës narkotike të sjellë nga jashtë vendit.
Gjatë operacionit, në rajonin Küçükçekmece janë arrestuar personat me inicialet D.R. shtetas i Kosovës, dhe J.A, shtetas i Shqipërisë.