Një tragjedi e vërtetë ishte ajo që goditi të dielën e shkuar familjen Preka në Velipojë.
Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij të mitur humbën jetën në një aksident tragjik.
Ndërsa gruaja e tij, 37-vjeçarja Evisa Preka ndodhet në spitalin e Shkodrës, në gjendje të stabilizuar.
Mond Preka, vajza e tij 5-vjeçare dhe i biri vetëm 9 muajsh ndërruan jetë natën e ngjarjes, kurse sot u nda nga jeta vajza 10-vjeçare N.Preka.
10-vjeçarja ishte në koma prej të dielës së aksidentit dhe sot zemra e saj ndaloi së rrahuri.
Një tragjedi rrënqethëse që ka prekur të madh dhe të vogël, ndërsa familjarët po shprehin dhimbjen e madhe edhe në rrjete sociale.
“Oooo vllai i zemres teme o shpirti i motres
Ta ka fal motra shpirtin ty e kam shpirtin me ty kot jam gjall kot jetoj Mond
Jam e dekun mes te gjallve o jeta motres si ma theve shpirtin 1000 copash”, shkruan motra e Mondit në rrjete sociale, ku ka shpërndarë foto të viktimës.
ShkodraNews i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Preka!