Nga Zhaneta Braho
O botë shtazore
Me fytyrë njeriu…
Si nuk të prekin
Këta lotë cilimiu?
Po dhe Zoti c’bën
Se eshte i vertete
Pse si mbron fëmijet
Engjejt è vertete!?
Bote perendimore
Moj te rente flama
Nga armet e tua
U shua dynjaja.
Edhe pjesa tjeter
Qe te ben sehire
Si u mban vendi
Se shihni Sirine?!
Qe vriten perdite
Qindera edhe …mije
Por e tmerrshme eshte
Rruget …plot femije
Lufta e mallkuar
Jeten u ka nxirë
Kush vritet i vockël
Kush mbetet…jetime
Kane nderruar rolet
Kafsha eshte zbutur.
Njeriu eshte egersire
Duke thithur gjake
Ndihet me mire.
Ku eshte OKB_ja
Dhe gjithe politikanet
Perse e lejojne
Tè prodhohen armet??
Ata sy femijesh
S’ju dalin ne enderr?
O katile qe keni gure
E Jo zemer
O i pafajshem
Ah moj kreature
Ta dije keshtu boten
..me mire te mos lindje kurre