Loading...

Nga Gjirokastra në policinë e Tiranës, kush është drejtori i ri i kryeqytetit

Pasi Ardi Veliu la policinë e Tiranës për t’u emëruar Drejtor i Policisë së Shtetit, duket se dikush tjetër ka zënë karrigen e tij ditën e sotme.

Pas lëvizjeve të fundit në Policinë e Shtetit, në krye të uniformave blu të kryeqytetit duket se është vënë Kastriot Skënderi.

Drejtori i ri vjen nga policia e Gjirokastrës dhe nga gushti i 2015-ës ka qenë në krye të uniformave të policisë së “qytetit të ngurtë”.

Më pas ai ka mbajtur detyrën e kreut të Policisë së Kufirit në Tiranë.

Mësohet gjithashtu në 24 janar, Skënderi ishte në listën e drejtuesve që morën gradën “Drejtues i parë” bashkë me Ardi Veliun.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com