Historia e saj është mjaft e trishtë. Shtëpia po i shembet mbi kokë, e rrethuar nga uji dhe pa asnjë përkrahje jeton 74-vjeçarja Qeriba Lazemetja.
Prej 15 vitesh askush nuk e ka kthyer kokën në lagjen 1 maji të qytetit të Vlorës, për të parë se në çfarë gjendje jeton kjo e moshuar. Nuk ka pension, por merr një ndihmë ekonomike prej 2500 lekë në muaj, gjë të cilat nuk i mjaftojnë për të blerë asnjë gurë për të çarë kokën, e jo më për të plotësuar nevojat me ushqime e ilaçe.
Qeribaja kishte dy djem, por ata nuk jetojnë më, pasi njërin i vranë në krye të detyrës si polic (Bashkim Bitaj është vrarë në 1998) dhe për këtë askush nuk shikonë për t’i dhënë një ndihmë si nënë dëshmori, ndërsa djali tjetër ka humbur jetë disa vite më parë.
74 vjeçarja disa herë ka kërkuar ndihmën e shteti, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje! Nën mëshirën e fati ajo kërkon vetëm një dhomë për tu shtrirë e për të fjetur gjumë, pasi prej vitesh e moshuar gjumin e bën ulur, sepse nuk ka se ku të shtrijë këmbët.