LSI po ndjen se do të sulmohet frontalisht nga Prokuroria e Përgjithshme pas reformës në drejtësi.
Sinjali u dha me arrestimin e ish-drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve, Dashamir Xhika.
Ish-funksionari i LSI akuzohet se ka vjedhur 5 miliardë lekë të vjetra.
Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, në sallë ka qenë i pranishëm dhe ish-ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto.
Deputeti i LSI me dënimin e Xhikës rrezikon, arrestimin.