Loading...

Ndërron jetë mjekja e njohur dhe ish deputetja shqiptare

Mjekja e njohur dhe ish deputetja Rushen Golemi është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë kolegu i saj Tritan Shehu.

auto_11519763248

Rushen Golemi njihet si kirurgia e parë shqiptare, e diplomuar në vitin 1957, me brezin e parë të mjekëve shqiptarë. Në vitet ’90, ajo ka shërbyer edhe si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Rushen Golemi filloi punë në 16 korrik të vitit 1957 në spitalin civil të Tiranës. Atëherë atje punonin shtatë kirurgë. Një transferim i papritur do ta çonte të parën femër kirurge në spitalin e Peshkopisë…

Dhimitër Anagnosti do te realizonte në atë kohë edhe filmin “Plagë të vjetra” sikundër Kinostudio “Shqipëri e Re” do të realizonte edhe dokumentarin “Kirurgia e parë”. Dhe duart e sigurta që operojnë tek filmi “Plagë të vjetra” janë pikërisht duart e Rushen Golemit.

Do të rikthehej sërish në spitalin e Tiranës…, atje do të punonte deri në vitin 1991, kur u zgjodh edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë, duke qenë një ndër katër deputetet e para të Partise Demokratike, por që do të rizgjidhej sërish dhe në legjislaturën e dytë të Kuvendit deri në vitin 1996.

Disa mijëra janë të semurë janë operuar nga duart e Rushen Golemit, e cila ka punuar që në fillimet e saj edhe si pedagoge pranë Fakultetit të Mjekësisë. Në karrierën e saj, Rsuheni ka qenë gjithnjë Shefe e Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Civil të Tiranës.

Në 7 mars të vitit 2006 presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, i akordoi titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

auto_Rushen_Golemi1519762752

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com