“Rumors” është një shprehje shumë e zakonshme ndër analistët e Bursave, në mbarë botën e zhvilluar të biznesit. Në shqip, “rumors”, term klasik i lajmeve të pakonfirmuara, të fushës së biznesit në botë, përkthehet: “Zëra”…
Dhe “zërat” që qarkullojnë në botën e mbyllur të 1001 sekreteve të biznesit shqiptar, flasin për një ftohje të rëndësishme ndërmjet dy biznesmenëve më të mëdhenj shqiptarë: Saimir Manes dhe Shefqet Kastratit.
Ftohja ndërmjet tyre, sipas “rumors”(zërave), ka filluar me çështjen e Hotel Sheratonit, ku burimet thonë se të dy biznesmenët, kanë qenë në konkurencë për ta blerë, por duket se Kastrati, ka qenë në atë rast një hap përpara. Dhe e ka përfunduar blerjen dhe operacionin përkatës financiar në mënyrë të rrufeshme.
Këtu dhe ka filluar ftohja.
Dihet që zoti Mane dhe zoti Kastrati, kanë patur 2 vitet e fundit një proces interesant bashkëpunimi financiar dhe investimesh të përbashkëta, sidomos në fushën e ndërtimit në kryeqytet.
Mirëpo duket se ftohja ndërmjet tyre, ka prekur edhe këto projekte bashkëpunimi, duke krijuar sipas “rumors”, një klimë mosbesimi të ndërsjellë dhe ndoshta një bllokim të proceseve investuese të përbashkëta.
Kjo dhe e ka alarmuar kryeministrin Rama, sepse dihet roli financiar shumë i madh që kanë të dy kompanitë e stërmëdha: “Balfin” dhe “Kastrati Group”, në ekonominë e rrënuar shqiptare.
Përveç kësaj, kryeministri është shqetësuar se, nëse “Balfin” dhe “Kastrati Group”, prishen ndërmjet tyre dhe fillojnë një betejë të ashpër konkurence, pozicioni i tij, ndaj Manes dhe Kastratit, bëhet më i paragjykuar dhe më i vështirë…