Loading...

‘Mjeku monstër’ i përdhunoi 3 vajzat, babai bën kërdinë në gjyq

Mjeku i “USA Gymnastics”, Larry Nassar është dënuar me 175 vjet burg pasi ka përdhunuar 3 vajzat gjimnaziste të Randall Margraves dhe ka abuzuar seksualisht me qindra kliente që i shkonin për vizitë.

Gjatë gjyqit, Randall Margraves kërkoi nga gjyqtarja që ta linin vetëm me mjekun monstër. “Ju kërkoj të më lini 5 minuta vetëm në një dhomë me këtë djallin”, tha Margraves, kërkesë e cila iu refuzua.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iMo6WLVr3_g]

Babai i 3 vajzave u sul me vrap për ta goditur mjekun duke e quajtur “bir kurve”, por nuk arriti dot pasi forcat e policisë e kapën dhe e shtrinë në tokë duke i vendosur prangat.

“Po sikur t’ju ndodhte ju kjo?”, i tha Margraves oficerëve të cilët e nxorrën nga dhoma e gjyqit. 

Pak më vonë babai i 3 vajzave kërkoi falje duke u shprehur: “Humba kontrollin. Ju kërkoj falje. Jam këtu për vajzat e mia”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com