Loading...

I mituri vritet aksidentalisht nga kushëriri i tij me armë zjarri

Një fëmijë i mitur ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht nga kushëriri i tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës.

Sipas policisë së Kosovës, i mituri është dërguar në spital pa shenja jete. Policia tha se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale ndërsa viktima është dërguar në spital pa shenja jete.

Burimet zyrtare bënë të ditur se vrasja aksidentale ka ndodhur rreth orës 10:22, kur autori i ngjarjes, një adoleshent në vitin e parë të shkollës së mesme, duke luajtur me armë zjarri ka qëlluar aksidentalisht viktimën, i cili është në klasë të pestë.

Sikundër raportohet i mituri kishte shkuar me nënë e tij në shtëpinë e dajave, ku edhe ndodhi tragjedia.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com