Padyshim që ajo është një nga ministret e “preferuara” të kryeministrit Rama.
E pavarësisht kritikave të pakta, kryeministri Rama i ka dhënë për dy mandate Mirela Kumbaros postin e ministres së Kulturës, gjë të cilën me krenari e konstatoi edhe vetë profesoresha e ftuar në një emision mëngjesi të disa javëve më parë.
Ama sot Kumbaro është bërë objekt talljesh në rrjet për shkak të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ministrja ka “shpikur” një fjalë të re si “derregullimi” duke sfiduar edhe vetë penëartin Ismail Kadare, i njohur për neologjizmat e tij. Por krahas kësaj, në vetëm një fjali, ministrja ka bërë një mori gabimesh.
Ministrja Kumbaro e Kulturës shkruan: “Arsimë” kur duhet “Arsim”; shkruan “mis” kur duhet “mos”…
Shkronjën “ë”, fjalori i Mirela Kumbaros nuk e njeh fare…
Statusin plot gabime të Kumbaros e ka shpërndarë vetë ministrja në faqen publike të saj si dhe drejtoria në varësi, Sarandë. Pas kësaj, sigurisht kanë nisur ta shpërndajnë edhe ndjekës të shumtë në rrjet duke u marrë me faktin që një ministre kaq e rëndësishme nuk i kushton rëndësi gjuhës së bukur shqipe!