Loading...

Miliarderi, dikur i përjashtuar nga shkolla! Jep këshillën e jetës: Si të bëhesh i pasur

Ai njihet si themeluesi i gjigandit kinez të tregtisë në internet, quajtur “Alibaba”.

Por Jack Ma, teksa tregon rrugën e suksesit të tij, thote se ai u rrit në varfëri, ka ngelur dy herë ne provimet për t’u pranuar në universitet dhe është përjashtuar nga disa vende pune.

Pavaresisht ketyre, sot pasuria e tij numëron plot 29 milionë dollarë.

Gjatë një fjalimi në Forumin Global të Biznesit për “Bloomerang” ai u shpreh se koeficienti i inteligjencës (IQ) është sigurisht i dobishëm, po ashtu edhe koeficient emocional (EQ) është gjithashtu i dobishme për të shkuar përpara, hapat e tij në tregimin e pasurisë ishin të mundshme vetëm për shkak se ai kishte një tjetër cilësi jashtëzakonisht të vlefshme: Koeficienti i dashurisë (LQ – quotient of love).

Jack u shpreh:

Nëse doni të respektoheni, ju keni nevojë për LQ.”
Sipas sipërmarrësit të suksesshëm arma jonë më e fortë për të mundur makinat është Koeficenti i Dashurisë, makinat (mjetet robotike) nuk mund ta kenë kurrë atë.

Jack Ma shprehet më tej:

Në një botë të teknologjisë çdo ditë në zhvillim, ajo që do t’ju lejojë të keni sukses nuk është aspak fuqia juaj mendore – kompjuterët do të jenë gjithnjë më të shpejtë dhe më të saktë, në fund të fundit – as nuk është vetëm EQ bazë, si rregullimi i emocioneve tuaja dhe njohja e të tjerëve. Ajo që cakton njerëzit është dashuria. Një makinë nuk ka një zemër, një makinë nuk ka shpirt dhe një makinë nuk ka besim. Qeniet njerëzore kanë shpirtrat, kanë besimin, kanë vlerë, ne jemi krijues, dhe po tregojmë se ne mund t’i kontrollojmë makinat.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com