Ishte data 29 tetor e vitit të shkuar kur familjarë, miq, kolegë dhe të njohur morën vesh lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të Adela Xhamanit.
Gazetarja nga Kavaja u gjet e pajetë në apartamentin ku jetonte vetëm në Tiranë.
Adela humbi jetën si pasojë e një sulmi të papritur në zemër. Askush që e ka njohur ende nuk e ka marrë veten nga humbja e 31-vjeçares.
Miku i saj më i mirë, Eraldo Rexho vijon ta kujtojë plot dhimbje e mall miken e tij.
Në InstaStory, Eraldo ka publikuar mbrëmë mesazhin e fundit që Adela i ka nisur në rrjetin social, ku e quan mikun e saj “O dritë”, që pasohet na një emoji në formë zemre.
Eraldo shkruan se i mungon shumë Adela. Padyshim që këto kujtime kanë prekur ndjekësit në rrjete sociale.