Kur ka vetëm disa muaj në stolin e kombëtares shqiptare dhe sapo është njohur si duhet me ambientin, Kristian Panuçi mund të largohet para kohe.
Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane.
Emri i Panuçit është përmendur së fundmi pranë një klubi të Serisë A, SPAL, që po noton në ujëra të turbullta në kampionatin përtej Adriatikut duke rrezikuar të kthehet shumë shpejt nga erdhi, në Serinë B.
Prej ditësh, rreth tij kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm nga pankina e përfaqësueses, për t’u kthyer në futbollin italian.
Priten zhvillime të reja gjatë ditëve në vijim.