Loading...

Mediat greke: “Shqiptarja është e martuar, ka një fëmijë, por në shtëpi i vijnë burra me makina të shtrenjta”

Shqiptarja e plagosur me arme zjarri nga nje burre ne shtepine e saj mbremjen e te martes ne Athine nuk eshte identifikuar ende pasi mediat greke nuk kane dhene asnje detaj te tille.

Mediat greke kane zbardhur nje pjese te deshmise qe ajo ka dhene sot per hetuesit, pasi ka dale nga gjendja e veshtire ne te cilen ndodhej pas plageve te marra. Ajo pësoi plagë në faqe nga të shtënat me armë dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në emisionin “Tatiana live” në televizionin grek “Epsilon”, ajo ka thënë se ishte vetëm në shtëpi kur u sulmua me armë. 30-vjeçarja tregon se personi që e qëlloi është shqiptar. Ai hyri në banesën e saj dhe të dy biseduan. Kur gruaja shkoi në kuzhinë për të gatuar, ai nxorri armën dhe e sulmoi duke i thënë “sot do të vdesësh”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=VkI4cdnZXbM?ecver=1]

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e martuar në Shqipëri dhe ka një fëmijë 7-muajsh.

Ndërsa fqinjët e saj në lagjen Chaidiri të kryeqytetit grek, shprehen se në banesën e shqiptares shkonin shpesh persona me makina luksoze. Ata pretendojnë se gruaja bashkëjeton me një burrë, që dyshohet të jetë personi që e qëlloi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com