Gazeta gjermane Berliner-Kurier i ka kushtuar një artikull Klement Balilit i njohur ndryshe si “Eskobari i Balkkanit”.
Në shkrim thuhet se ky person rrinte në mesin e ministrave teksa qeveria shqiptare e kishte emëruar Drejtor në Ministrinë e Transporteve ndërkohë që hetohej nga DEA dhe Europol si personi më i rrezikshëm i përhapjes së drograve. Po ashtu gazeta shkruan se Balili po i shtrin tentakulat deri në Berlin.
Gazeta shkruan:
Ai është një nga kriminelët më të fuqishëm në Evropë, kontrollon shumicën e tregtisë evropiane të kokainës dhe në vendlindjen e tij në Shqipëri ai ishte mes ministrave. Klement Balili, i cili njihet si “Escobari i Ballkanit” po i shtrin tentakulat e drogës së tij edhe në Berlin”.
Më tej në shkrimin e Berliner-Kurier thuhet se Shqipëria është korridor i drograve të rënda si kokaina.
Gazeta shkruan:
Për mafian shqiptare, të udhëhequr nga baroni i drogës Klement Balili, sipas Europol, ai do të zgjerojë edhe më tej supremacinë e tij në tregun evropian të drogës. Për vite të tëra, Shqipëria me autoritetet e saj të korruptuara dhe me një mesatare prej 218 ditë me diell në vit është ndër prodhuesit e parë të marjuanës në Evropë. Por sipas Europol, Shqipëria tani është gjithashtu një “korridor për drograt e rënda”, sidomos kokainën. Përgjegjës për këtë është Klement Balili, i cili sipas DEA-s amerikane, thuhet se ka kontakte direkte me të mëdhenjtë e Amerikës së Jugut të drogës”.
Më tej gazeta gjermane shkruan se është e pabesueshme që një person si Balili që ishte në vëzhgim nga DEA dhe Europol që prej 2014 të ishte i emëruar zyrtarisht si Drejtor në Ministrinë e Transportit nga qeveria shqiptare.
Në gazetë shkruahet:
Drogat e tij janë ende duke përmbytur Evropën dhe Berlinin”. /JOQ.al