Dy lojtarë specialë kanë marrë pjesë në lojën “100 Milionë”. Nuk bëhet fjalë për ndonjë çift të ri, të cilët aspirojnë të mund të fitojnë ndonjë para me njohuritë e tyre dhe të bëjnë pushimet, apo të sistemojnë jetën.
Jo. Këta janë dy të moshuar, të cilët bënë për vete gjithë publikun me qëllimin që kishin. 93-vjeçarja Makbule dhe Astriti, dy të thyer në moshë dhe që jetojnë në “Shtëpinë e të Moshuarve”, arritën të fitonin 500 mijë lekë (5 milionë të vjetra).
Ata kërkuan që me këto para të mund të investonin në godinën ku jetojnë dhe kalojnë ditët e tyre të fundit në jetë. Gjatë emisionit u shfaq edhe videoja me kushtet aspak të mira, ku kjo shtresë e shoqërisë jeton.